Rajoni

Ivica Daçiq, fushata e çnjohjeve do tё vazhdojё

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka paralajmëruar të mërkuren se Serbia do ta vazhdojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës, “deri në mbërritjen e një marrëveshjeje apo kompromisi”.

Kryediplomati i Serbisë, në një prononcim për televizionin serb “Hepi” ka thënë se Beogradi do të mund ta pranonte ndonjë moratorium apo periudhë kalimtare, gjatë së cilës as Serbia nuk do të “punonte drejt tërheqjes së njohjeve dhe as Kosova nuk do të kandidonte në organizatat ndërkombëtare”, raporton Fonet.

Daçiqi ka paralajmëruar se Aleksandër Vuçiqi të dielen do të udhëtojë për në Berlin, në takim me kancelaren gjermane Angela Merkelin, e cila dy ditë më vonë do të takohet me kryeministrin Kurti.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483