Hi Tech

Instagram ka lansuar një veçori të re për të konkurruar me Tik-Tok

Instagram ka lansuar një veçori të re të quajtur Remix, e cila ofron një mënyrë për të kapur videon tuaj Reels së bashku me videon nga një përdorues tjetër.

Opsioni është i ngjashëm me opsionin ekzistues ‘Duet’ të TikTok, i cili gjithashtu lejon përdoruesit të reagojnë ose të bashkëveprojnë me përmbajtjen e videos së një personi tjetër ndërsa krijojnë videon e tyre, transmeton Telegrafi.

Në TikTok, duetet janë një pjesë kryesore që e bën aplikacionin të ndihet më shumë si një rrjet social, dhe më pak si një përvojë pasive e shikimit të videos. Përdoruesit përdorin ‘Duet’ për të kënduar, luajtur, ose vepruar me videon e një përdoruesi tjetër.

Ndërkohë, konkurrentët e TikTok – të tilla si Instagram Reels, Snapchat’s Spotlight ose YouTube’s Shorts, për shembull, filluan përvojat e tyre me video në një formë të shkurtër, pa opsionet që TikTok kishte, por gjithashtu edhe pa angazhimin e përdoruesve të tjerë në video ose mundësi të shumta për redaktimin e videos, duke bërë aplikacionet e tjera ndjehen si kopje të zbehta të origjinalit.

Instagram Remix është hapi i parë drejt ndryshimit të këtij perceptimi, duke u ofruar krijuesve të rinj të paktën një mundësi të rëndësishme për t’u angazhuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për t’u argëtuar me kolegët ose miqtë e tyre.