Kosova

Italia: Zgjidhja Kosovë-Serbi ka nevojë për mbështetje më të madhe nga BE-ja

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi di Maio, ka thënë se vendi i tij mbështet vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ministri italian shtoi se ka nevojë për mbështetje dhe ndërmjetësim më të madh të Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje mes dy vendeve, raporton Koha.net.

Ndërkaq, kryeministrja serbe ka falënderuar Italinë edhe për kontributin në KFOR, që, siç tha ajo, “ka rëndësi të madhe për sigurinë e serbëve dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë e Metohi, por edhe për ruajtje të objekteve tona fetare”.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.