SPORT

Italia tregohet e fortë për Bosnjën

Italia e ka mposhtur 3-0 Bosnjën, shënuan Acerbi, Belotti dhe Insigne

Italia është e treguar e fortë për Bosnjën.

Të besuarit e Roberto Mancini kanë treguar se mund të jenë një ndër kandidatët më serioz në Euro 2020, pasi e mundi lehtësisht Bosnjën 3-0.

Francesco Acerbi, Lorenzo Insigne dhe Andrea Belotti shënuan për Italinë e Mancinit që po rikthehet pas disa viteve të zymta.

Pas kësaj fitore, Italia ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, derisa e dyta në Grupin J që tashmë ka siguruar kualifikimin radhitet Finlanda me 18 pikë.