Rajoni

Italia regjistron 352 viktima dhe 30 mijë raste të reja me koronavirus

Italia regjistroi 30 mijë raste të reja me coronavirus të mërkurën si dhe 352 viktima si pasojë e coronavirusit.

Sipas medieve të huaja qeveria miratoi kufizime të reja të cilat do të hyjnë në fuqi të enjten.

Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim kombëtar nga ora 10:00 deri në 5 të mëngjesit, mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe mbylljen e muzeve.

Kinematë, teatrot, palestrat dhe pishinat në të gjithë vendin janë mbyllur tashmë, ku edhe baret dhe restorantet duhet të përfundojnë punën në orën 18:00, sipas dekretit të fundit më 26 tetor. Ndërkohë, masat e reja pritet të rrijnë në fuqi deri më 3 dhjetor.