Bota

Italia po kalon ditët e saj më të vështira që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

Koronavirusi po shënon çdo ditë e më shumë shifra të frikshme viktimash. Brenda 24 orësh janë regjistruar mbi 600 viktima.

Disa ekspertë kishin parashikuar se kjo e dielë do shënonte pikun e epidemisë.

Gazeta milaneze ‘Il Giornale’ shkruan se të gjithë përllogaritjet janë gabim. Sipas saj, piku mund të arrijë ndoshta pas dy javësh.

Ajo i referohet deklaratave të bëra nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli.

Duke folur për Radio2, ai tha se shpreson se piku do të jetë sa më shpejt të jetë e mundur. “Nuk i lë kurrë mënjanë shpresën dhe optimizmin,” thotë ai.

Borreli u bën sërish ftesë italianëve që të bëjnë sa më shumë kujdes dhe të kufizojnë në mënyrë ekstreme daljet jashtë.

“Është themelore që të kufizojmë infeksionet”, tha ai.

Sipas tij, edhe nëse piku do vijë pas dy javësh, situata kritike nuk do të ketë kaluar. “Shpresa jonë është që të heqim qafe këtë virus në jo më shumë se tre muaj, gjithmonë duke aplikuar disa rregulla” tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.