Kosova

Italia përkrah Kosovës në rrugën e saj integruese

Blerim Reka, Ministër i Integrimit Evropian, ka pritur sot Nicola Orlando-n, Ambasador i Italisë në Kosovë, përcjell Kosova.info

Fillimisht, Ministri Reka i shprehu ngushëllime Ambasadorit Orlando për viktimat e fundit nga Korona virusi në Itali dhe i shprehi përkrahje morale për këto ditë të vështira nëpër të cilat është duke kaluar Italia nga kjo sëmundje.

Më tej, në takim u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE. Siç rekomandoi Ministri Reka është e pakuptueshme që edhe më tutje qytetarët e Kosovës të mbahen të të mbyllur si në një ishull të Shengenit, pa pasur mundësinë për të qarkulluar lirshëm dhe pa regjim të vizave në Evropë.

Gjithashtu, Ministri Reka kërkoi që të jetë zëri i Kosovës edhe tek pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën sepse siç tha, është e pakuptueshme që një organizatë multilaterale siç është BE-ja të ndërmerr vendime unilaterale. Kjo çështje është ngritur sidomos për arsyen se e dëmton jo vetëm procesin integrues por edhe në përgjithësi procesin e njohjeve të tjera ndërkombëtare të Kosovës. Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Italisë edhe në procesin e përgjithshëm integrues, përfshirë këtu edhe çështjen e përgatitjes për aplikim të Kosovës për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Ambasadori Orlando njoftoi Ministrin Reka për masat e gjera të marra të tashmë në Itali për të penguar përhapjen e Korona virusit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin e plotë të disa zonave potencialisht të prekura dhe të individëve, pezullimin e tubimeve publike dhe forcimin e monitorimit mjekësor të kufirit në pikat e kalimit.

Ambasadori Orlando konfirmoi mbështetjen e Italisë për aspiratën e integrimit evropian të Kosovës. Ai rikonfirmoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe partneritetin e Italisë për përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës në Agjendën Evropiane të Reformës./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483