Bota

Itali/ Shënohen 323 viktima, vazhdon rënia e ngadaltë

Italia shënoi sërish mbi 300 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Në total janë 323 viktima, një tregues që rënia është e ngadaltë. Deri tani, Italia ka regjistruar 27.682 viktima nga koronavirusi.

Megjithatë ka një të dhënë shprese: vetëm një person pozitiv rezulton në 30 tamponë të bërë. Kurrë kjo e dhënë nuk ka qenë kaq e ulët. Kjo pasi janë bërë 63 mijë tamponë në 24 orë.

Numri i të shëruarve të regjistruar brenda 24 orëve është 2311, ndërsa në terapinë intensive janë liruar 68 shtretër.

Të infektuarit e rinj me virusin vdekjeprurës janë ulur gjithashtu në 2086 raste, për një numër të përgjithshëm prej 203 591 personash.

Nga 2086 persona pozitivë, shumica janë në Lombardi. Më pas vjen Piemonte dhe Emilia Romagna.

Kurse rajoni i Bazilikatës vazhdon për të tretën ditë me radhë të mos regjistrojë asnjë të prekur nga Covid.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.