Bota

Itali/ Ja sa raste të reja janë shënuar me koronavirusit

Tetë nga 20 rajonet italiane nuk kanë regjistruar sot ndonjë rast të ri të coronavirusit.

Në Itali u konfirmuan sot 321 raste të coronavirusit, pothuajse të njëjta si të martën, kur numri ishte 318.

Shumica e të infektuarve, 237 prej tyre, ishin regjistruar në rajonin verior të Lombardisë, i cili u godit më rëndë nga pandemia.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 71 persona të tjerë vdiqën si rezultat i coronavirusit, ndërsa 55 viktima u regjistruan të martën.

Gjithsej 33.601 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani. Italia është e treta në botë sa i përket viktimave të coronavirusit, pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Qeveria italiane hoqi kufizimet për lëvizjen midis rajoneve sot, me gjithë disa guvernatorë rajonalë nga frika se lejimi i qytetarëve për të udhëtuar jashtë Lombardisë mund të çojë në zona të reja me coronavirus në pjesë të tjera të vendit.