Kosova

Isufi thotë se ndarja në katër kategori çoi në fryrje të listave të veteranëve

Ahmet Isufi i AAK-së, ish-komandant i UÇK-së, ka thënë se për krijimin e Ligjit për Veteranët ka pasur marrëveshje politike.

Sipas tij, krijimi i katër kategorive në këtë ligj ka bërë të ketë fryrje të listave.

“Konsideroj se u bë gabimi i parë apo i qëllimshëm, sepse u futën katër kategori në kuadër të ligjit. U bë kategoria e Veteranit luftëtar, Veterani pjesëmarrës, Veteranit pjesëtar dhe të Internuarin e luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarimi i Kadri Veselit se ka pasur marrëveshje politike për këtë çështje, tregon se gjithçka është bërë për interesa politike.

“E keni dëgjuar edhe në parlament kur kryeparlamentari thotë se është bërë marrëveshje politike për t’u bë ky ligj. Nëse ka marrëveshje po dihet pse u bë. Që të lejohet të ketë keqpërdorime. Kështu e shoh unë. Ndarja në kategori, këto dy elemente që ishin të involvuara në procesin e krijimit të ligjit kanë bërë që të ketë flusk të atyre që kanë aplikuar”, ka thënë ai në Rubikon. /Gazeta Express