SPORT

Ismet Munishi lavdëron Blend Baftiun para derbit me Feronikelin

Skuadra e Ballkanit do të luajë sot në udhëtim te Feronikeli në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola në Therandë, ndërsa sot në Drenas nga ora 16:30 do të zhvillohet përballja për të përcaktuar finalistin.

Për këtë takim, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka zgjedhur rrjetet sociale për të motivuar top-sulmuesin e tyre, Blend Baftiu.

Foto: Ismet Munishi/Facebook

Me anë të një̈ shkrimi në ‘Facebook’, Munishi ka shkruar se Baftiu do të mbahet në mend si djaloshi i artë i klubit të Ballkanit.

“Mund te godet shtylla deri ne fund te kampionatit , të mos shënojë asnjë gol. Por, Blendi gjithmonë do te kujtohet dhe do te mbetet ne kujtimet tona si djaloshi i Artë i kohës së Artë te klubit tonë Fc Ballkani. Sepse klasi i tij është shumë i madh”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sepse ai ka aq shumë futboll ne vete sa gjithkush e ka të vështirë ta kuptoj. Por, ai është në duar të sigurta dhe ne klub fantastik. Forca Blendi. Forca Fc Ballkani”, thuhet më tej në postimin e Munishit.

Kujtojmë se ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Drenicës dhe Prishtinës në Skenderaj, derisa bardhekaltrit kanë fituar 3-0 takimin e parë.

Skuadra që arrin të fitojë Kupën e Kosovës, do të kualifikohet direkt për në Ligën e Evropës. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.