Kosova

Ismaili uron për rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka uruar qytetarët e Kosovës pas prezantimit të raportit vlerësues për heqjen e vizave ndaj kosovarëve.

Ismaili ka thënë se qytetarët e Kosovës brenda pak muajve do të lëvizin pa viza në Europë.

“Ky është lajmi më i mirë për qytetarët tanë në dekadën e parë si shtet. Komisioni Evropian ka publikuar një raport pozitiv për Kosovën, si hap i parë drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka thënë se ky është një lajm jo vetëm i mirë dhe i drejtë, por edhe i merituar sepse Kosova ka bërë punë të madhe për arritjen e këtij qëllimi.

“Urime të gjithëve! #PaViza”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483