SHËNDETËSIA

Ismaili: Kemi krijuar një shërbim 24-orësh për trajtimin e zemrës dhe infarktit që çdo ditë po shpëton jetë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se është e jashtëzakonshme se çfarë mund të arrihet duke e luftuar korrupsionin, shkruan Kosova.info.

Ai ka thënë se përmes kësaj beteje është krijuar një shërbim 24-orësh për trajtimin e zemrës dhe infarktit që çdo ditë po shpëton jetë.

“Tani e kemi avancuar këtë shërbim, duke e nisur programin për trajtimin e infarktit në dy orët e para, i cili brenda vetëm një muaji ka shpëtuar 6 jetë në kryeqytet. Projekti i cili ka nisur në Prishtinë gradualisht do të shtrihet në të gjithë Kosovën. Lufta jonë kundër korrupsionit do të vazhdojë çdo ditë për të siguruar sa më shumë shërbime që mbrojnë qytetarët nga varfëria”, ka shkruar Ismaili, njofton Kosova.info.  

Image may contain: one or more people, screen and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published.