SHËNDETËSIA

Ismaili: Do të ketë paga më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka folur pak para seancës ku pritet të të votohet Projektligji për Paga i cili u shpreh optimist për këtë vendim.

“Jemi para një hapi historik për sektorin e shëndetësisë, kemi pasur një kërkesë të madhe nga mjekët. Ky ligj për herë të parë parasheh ngritje të pagave për të gjitha kategoritë e mjekëve duke përfshirë mjekët specialistë, kirurgë, infermierë e të tjerë”.

“Miratimi i Projektligjit bën që ne të krijojmë kushte për mjekët që të mos ikin nga vendi në mungesë të tyre. Po ashtu, kjo i shërben edhe pacientëve që të mos shpenzojnë para nga xhepi i tyre”

“Kushtet po krijohen që të mos kenë më nevojë financiare që mjekët të mos dalin të kërkojnë punë diku tjetër, jashtë Kosovës, por njëkohësisht ne do të kërkojmë që të rritet efikasiteti i punës, për shka se ne paguajmë një forcë punëtore më shumë se shtetet përreth”.

“Ne po shpresojmë që vitet që po vijnë duhet që të mos ketë dallime në mes spitaleve private dhe atyre shtetërore. Nuk i kemi plotësuar kërkesat e interesave personale, por të të gjithëve. Mjekët e kanë pritur këtë ditë”.