Kosova

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Islandës i është dhënë e drejta për të menaxhuar me hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.

Në emër të vendit tonë, kornizë-marrëveshjen e ka nënshkruar komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Michele Risi kurse drejtori i Përgjithshëm Arnor Sigurjonsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Njoftimi është dhënë nga KFOR-i ku shtohet se bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.

“Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483