Show Biz

“Ishte shumë i moshuar dhe koprac”- Aktorja 39 vite më e vogël ‘i jep duart’ Al Pacinos: Nuk shpenzonte për mua, më bleu vetëm …

Aktorja e famshme izraelite, Meital Dohan ka konfirmuar ndarjen nga ylli i Hollywood, Al Pacino.

Dohan u shpreh se hendeku i madh i moshës mes tyre ishte shumë i madh për tu kapërcyer dhe se ai nuk donte të shpenzonte para.

Çifti kanë një diferencë prej 39 vitesh me njëri-tjetrin. Dohan dha një intervistë për revistën LaIsha të Izraelit pasi thashethemet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë kur aktori u shfaq vetëm në Oscar të këtij viti.

“Është e vështirë të jesh me një burrë aq të vjetër, madje edhe me Al Pacinon,”– tha 40-vjeçarja. “Hendeku në moshë është i vështirë. Jam mundur ta refuzoj, por tashmë është burrë i moshuar për të qenë e sinqertë. Pra, edhe me gjithë dashurinë time, nuk funksionoi.”

Kur u pyet për dhuratat dhe kujtimet me 79-vjeçarin, ajo qeshi dhe tha: “Vetëm lule më ka blerë. Si mund të them me mirësjellje se ai nuk donte të shpenzonte para?”

Aktorja dhe Pacino kanë qenë të lidhur për dy dite pasi u takuan në një festë në Hollyëood. Dohan tha që shpreson të mbeten miq të mirë.

“Kisha një debat me të dhe e lashë kohët e fundit, por me të vërtetë që e doja dhe e vlerësoja atë. Jam e kënaqur që isha me të kur ai kishte nevojë për mua,”– shtoi akorja. “Jam e lumtur që isha pjesë e kësaj lidhje dhe shpresoj të mbetemi miq.”

al pacino1