Kosova

Ishte i infektuar me koronavirus dhe bën xhiro nëpër Podujevë, ja si vepron Policia me të!

Është konfirmuar nga Policia e Kosovës se është iniciuar rast ndaj një personi të infektuar me koronavirus në Podujevë, i cili ishte në vetizolim, por nuk ka qëndruar.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka konfirmuar se i njëjti është urdhëruar që të kthehet në vetizolim.

Raporti i plotë i policisë: Eshte inicuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.