SHËNDETËSIA

ISHP: Kush rrezikohet më shumë nga COVID-19

Institutit i Shëndetit publik ka dhënë udhëzimin sot se kush janë personat e rrezikuar nga  COVID-19, dhe çfarë duhet të bëni nëse ju apo të dashurit tuaj janë të rrezikuar.

Më të rrezikuarit sipas ISHP janë personat me moshë mbi 65 vjeç, me sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, astmë e diabet, personat që kanë sistem imunitar të dobët dhe janë në trajtim për kancer.

Çfarë duhet të bëjnë ata për të shmangur infektimin me koronavirus?

-Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të tjerë
-Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi
-Lani duart sa më shpesh.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483