Kosova

Ish’kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku në grevë urie për shkak të cilësisë së ushqimit në qendër të paraburgimit

Ish’kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku që është duke qëndruar në paraburgim, ka dy ditë që është futur në grevë urie.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook.

I njëjti thotë se Zharku është futur në grevë pas përkeqësimit të cilësisë së ushqimit.

“Sipas tij përvec ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumoj edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit. Greva e tij është sensibilizuese që cështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka shkruar Gashi.

Zharku po mbahet në paraburgim që nga data 14 dhjetor e vitit të kaluar.

Postim i plotë

Tomë V.Gashi

Klenti im z.Xhabir Zharku qe nga data 23.05.20 eshte ne grevë urie ne Qendren e Paraburgimit ne Prishtine.
Aj eshte ne greve urie per shkak te perkeqesimit te cilesis se ushqimit.
Sipas tij perveq ushqimit te dobet qe ai nuk mundet fare ta konsumoj edhe per shkak se ai eshte diabetik.
As ne kantinen qe eshte brenda burgut nuk ka fare ushqime cilesore qe mund te blihen nga te Paraburgosurit.
Greva e tij eshte senzibilizuese qe cështja e ushqimit ne burg te permisohet. Sot …