Bota

Ishin takuar para sulmit me Kujtim Fejzullahin, arrestohen dy të dyshuarit në Zvicër

Policia zvicerane arrestoi të martën dy persona në një hetim të lidhjeve të mundshme me të dyshuarin kryesor në një sulm të shtënat në Vjenë që vrau të paktën katër njerëz, Kujtim Fejzullahit.

Personat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Ëinterthur rreth 10 kilometra (6 milje) nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë Karin Keller-Sutter, në një panel diskutimi të organizuar nga gazeta zvicerane St. Galler Tagblatt dhe treguar në faqen e saj të internetit, tha se personat  ishin “padyshim miq” me Kujtim Fejzullahi, 20-vjeçari austriako-shqipta, i dyshuar për sulmin në Vjenë. Keller-Sutter shtoi se burrat ishin takuar personalisht, pa treguar kur.

“Të dy burrat u arrestuan të martën pasdite në koordinim me autoritetet austriake,” tha policia e kantonit të Cyrihut. “Shkalla në të cilën ka pasur një lidhje midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar aktualisht është subjekt i sqarimeve dhe hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse”. Policia e kantonit të Cyrihut, anëtarët e Policisë Federale dhe policia e qytetit në Ëinterthur ishin të përfshirë në operacionin e zbatimit të ligjit, thuhej në deklaratë.