Kosova

Ish-zv.ministri Sadiku thotë se gjeti parregullsi në Qendrën e karantinës

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, në këtë komision, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se në mars, kur e ka marrë detyrën për të mbikëqyrur karantinën, dhe ka shkuar për ta vizituar atë, ka gjetur parregullsi.

Një prej tyre ka thënë se ka qenë që të karantinuarit kur e kanë marrë, ushqimin kanë pasur kontakt me vete. Ai ka thënë se këtë ka kërkuar që ta ndryshojnë.

Ndërsa, menjëherë pas marrjes së kësaj detyre, ai ka thënë se ka kërkuar nga ish ministri Vitia që të caktojnë një mbikëqyrës pasi sipas tij një i emëruar politik nuk mund të ushtrojë atë detyrë. Kërkesën e tij ka theksuar se e ka pranuar Vitia./Koha.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.