SPORT

Ish-ylli i futbollit kosovar e parashikoi saktë ndeshjen Prishtina – Llapi

Ish-sulmuesi i mirënjohur kosovar, Enis Fetahu, një ditë para ndeshjes Prishtina – Llapi, e ka parashikuar takimin në fjalë.

Fetahu i cili dikur shkëlqente në fushat e futbollit kosovar me Prishtinën parashikoi se takimi në fjalë do të mbyllet me fitoren e Prishtinës me shifrat 1:0.

“Nesër fiton skuadra e cila është më e përgatitur në aspektin psikik, skuadra e cila e merr lojë me qetësi dhe e relaksuar”, ka thënë për Zëri.info, Enis Fetahu.

“Mendoj se Prishtina do ta fitojë me shifrat 1:0”, kishte deklaruar Enis Fetahu.

Image

Në fakt, parashikimi i tij doli të jetë i saktë.

Prishtina fitoi me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga Mërgim Pefeli në fund të ndeshjes.

Skuadra kryeqytetase me këtë fitore mbetet në hap me Feronikelin në luftë për tiullin kampion.