SPORT

Ish-ylli i Arsenalit: Tërë natën në aheng… në fund shënova het-trik në debutim

Jermaine Pennant kishte një karrierë shumë kontroverse si futbollist. Ai kishte një jetë shumë të shthurur jashtë fushës dhe tani zbulon se sa keq ishte përgatitur para një ndeshjeje profesionale, në të cilën, megjithatë, kishte shënuar het-trik.

Gënjeshtra, seks, alkool dhe ahengje nate në të gjitha qytetet që ka jetuar si futbollist. Pennant ka luajtur për klube të mëdha si Arsenali dhe Liverpooli, por kjo nuk e ka ndaluar ta shijojë jetën e natës .

Duke folur në një intervistë për karrierën e tij, Pennant tregon se çfarë kishte bërë para se të debutonte për Arsenalit e Arsene Wengerit.

“Isha vetëm 19 vjeç dhe natën para ndeshjes, vendosa të shkoja në një aheng nate. Mbaj mend se hëngra mëngjes në McDonalds. Ishte përgatitja më e keqe që kam mundur ta kisha. Por, përkundër kësaj, unë shënova het-trik”, zbuloi Pennant.

Image result for Jermaine Pennant

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.