Bota

Ish-ushtari britanik që shërbeu në Kosovë ndjek hajnin e motoçikletës në këmbë

Një ish-ushtar britanik që ka shërbyer edhe në Kosovë është bërë i njohur në Britani të Madhe pasi ka zënë hajnin e një motoçiklete në këmbë. 

Ish-bombarderi Carl Mitchell-Brown e vërejti hajnin në hyrjen e një tregu të makinave në Cheltenham. 38 vjeçari e pa në kamera hajnin i cili kishte një kapele në kokë i cili mori një motor me vlerë prej 3 mijë funtave ku ai punon si menaxher i degës. 

“Nuk e mendova shumë. Isha në ushtri për 13 vite, dhe atje mësohesh të reagosh menjëherë”, tregoi ai.

“Po, ai mund të kishte ndonjë thikë apo diçka, është në pyetje jeta jote” 

Ai e ndjeki deri në fund të rrugës dhe hajni u dorëzua pastaj.

“Ai ishte në rrugë. Unë vetëm e ndjeka atë djalin deri në fund të rrugës. Ai kishte shkuar 100 metra larg dhe pastaj e zura”, tha ai. 

Kur ai e kishte arritur, hajni kishte lënë në rrugë motoçikletën dhe kishte vazhduar duke vrapuar. Askush nuk u lëndua fatmirësisht dhe as mjeti nuk u dëmtua. /Expres.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483