SPORT

Ish trajneri i Milanos e kritikon klubin për shkak të Ibrahimoviç

Pas një serie rezultatesh pozitive, Milani po shfaq përsëri probleme, teksa humbja kundër Interit teksa kryesonin pjesën e parë me rezultatin 0-2, ka lënë një shije të keqe.

Duke folur për gjendjen aktuale të skuadrës, ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, ka folur mbi derbin e Milanos si dhe ka deklaruar se pavarësisht impaktit pozitiv të Ibrahimovich, nuk është diçka serioze që një klub i cili kërkon të kthejë lavdinë, të investojë te një futbollist pa të ardhme.

“Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Interit, kuqezinjtë e mbuluan mirë fushën, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Zlatan ka cilësi, por nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke u bazuar tek ai”. 

“Është 38 vjeç e nuk është e mendueshme t’i kërkosh që të udhëheqë skuadrën për shumë kohë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.