SPORT

Ish-trajneri i Lazios pritet ta zëvendësojë Panuccin te Shqipëria

Federata e Shqiptare e Futbollit sot kishte marrë vendim ta shkarkonte Christian Panuccin nga postin e trajnerit të Shqipërisë pas humbjes së mbrëmshme nga Turqia.

Mediat italiane raportojnë se në vend të tij mund të vijë ish-trajneri i Lazios dhe Napolit, Edy Reja, transmeton Koha.net.

73 vjeçari nuk ka punuar që kur ishte larguar nga Atalanta më 2016.

Raportohet se ai është favorit, dhe është në negociata të avancuara me FSHF-në.

Reja mund të bëhet trajneri i tretë italian që e merr drejtimin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.