SPORT

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Serbisë sulmohet me armë në Athinë

Ish-sulmuesi serb i Juventusit dhe Lazios, Darko Kovacevic, i shpëtoi vdekjes pasi u gjuajt me armë nga dy burra në një parking veturash në Athinë të Greqisë.

Ish-futbollisti 46-vjeçar u zu në pritë në kryeqytetin grek, përderisa ai po dilte nga vetura e tij.

Sipas mediave lokale, njëri ndër burrat që po prisnin në atë parking gjuajti me armë drejt Kovacevicit, i cili arriti të mbijetojë duke u rrëzuar në tokë për t’i shmangur plumbat.

Ish-sulmuesi i Juventusit pësoi lëndime të vogla në kyçin e dorës dhe në gjunjët e vet, ndërsa burrat që e organizuan sulmin arritën të iknin falë një veture që e kishin me vete.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja prapa sulmit ndaj Kovacevicit.

Ai ishte transferuar në Juventus në verën e vitit 1999 dhe kishte qëndruar në Torino për dy sezone, para se t’i bashkohej Lazios në verën e vitit 2001.

Ai i shënoi 11 gola në Serie A para se të transferohej në Spanjë te Real Sociedadi, në janar të vitit 2002.

Kovacevic u pensionua nga karriera e tij si futbollist në fund të sezonit 2008/09, kur kishte qenë duke luajtur për klubin grek Olympiacos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.