Kosova

Ish-prokurori i krimeve të rënda gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Ish-prokurori, Agron Matjani dyshohet se është gjendur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar si rast, mirëpo pa e cekur emrin e viktimës.

Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit, ka thënë për lajmin se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërkaq për të hetuar shkaqet e vdekjes, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Policia rajonale e Prizrenit e ka një rast vdekjeje të dyshimtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor”, ka thënë Osmanollaj.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes teksa detaje tjera nuk dihen.