Ish-presidenti rus kërcënon NATO-n: Nëse furnizoni Ukrainën me sisteme “Patriot” do të kundërpërgjigjemi

Ish-presidenti rus, Dmitry Mevedev, paralajmëroi sot NATO-n që të mos furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore “Patriot”, teksa cilësoi aleancën euroatlantike “entitet kriminal”.

“Nëse, siç la të kuptohet (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg) , NATO furnizon fanatikët ukrainas me sisteme Patriot dhe forca ushtarake, ata do të bëheshin menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura,” shkroi Medvedev në Telegram.

Në mesazhin e tij kërcënues nuk bëhet e qartë nëse objektiv I Rusisë do të jenë sistemet “Patriot”, forcat ukrainase, ose personeli i NATO-s./abcnews.al

Go to TOP