SPORT

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës rrezikon të dënohet me 11 vjet burgim, dhe 59 mln euro

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Sandro Rosell akuzohet për aktivitete kriminale.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka kërkuar që Sandro Rosell të dënohet me 11 vjet burgim dhe 59 milionë euro.

Ish-presidenti i Barcelonës akuzohet për pastrim parash dhe për aktivitete kriminale. Dënimi me burgim është kërkuar për organizimin kriminal ndërsa dënimi me gjobë për pastrimin e parave të Konfederatës së Futbollit të Brazilit.

Kështu prokuroria nuk është ndalur me kaq, por kërkon gjithashtu edhe 7 vjet burgim për gruan e Rosellit dhe 10 vjet burgim më avokatin e tij.

Ndërkohë Prokuroria bën me dije se ka që nga viti 2006 që Sandro Rosell e ushtronte këtë lloj veprimtarie.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.