SPORT

Ish -presidenti evropian ndërron jetë nga COVID 19, ngushëllon Lorik Cana

Ish-presidenti i Marseillet, Pape Diouf ka ndërruar jetë.

Klubi francez ka zbuluar se 68-vjeçar ka qenë së fundmi i infektuar me COVID-19, i njohur ndryshe si koronavirus, shkruan Zëri.info.

Diouf ka qenë duke u trajtuar në një spital në Senegal, në vendin e tij të lindjes, pas infektimit me këtë virus.

Pas konfirmimit të këtij lajmi ka reaguar edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.

Cana që ka luajtur edhe te Marseille, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Diouf.

“Me pikëllim të madh kemi kuptuar për vdekjen e Pape. Ditë e trishtë për familjen Marseille. I nderuar që kam qenë miku yt, futbollisti dhe kapiteni. Prehu në paqe president“, ka shkruar Cana.