Kombëtare

Ish- missi shqiptar habit me ëndrrën që ka parë: U zgjova me barkun të mpirë

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.

Në muajin e shtatë të shtatzënisë, ish- modelja tregoi se është në pritje të një djali.

Ndër të tjera Afroviti zbuloi se mënyra se si e kishte mësuar për lajmin e shtatzënisë ishte tejet e veçantë dhe e gjithë ngjarja lidhet me një ëndërr që ajo kishte parë vetëm pak ditë para se të kryente testin e shtatzënisë.

‘Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamin tim. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtazënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë’, tregoi ajo, percjell newsbomb.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483