Kosova

Ish-ministrja, Hykmete Bajrami i ka jep një goditje të fortë Vetëvendosjes, duke e konsideruar se ata pasi i humbën zgjedhjet tash po duan ta rishkruajnë historinë

“Një parti politike, Lëvizja Vetëvendosje, humbësja më e madhe e zgjedhjeve lokale, në vend se të punojë diçka për arsim, të zhvillojë ekonominë, të zhvillojë shëndetësinë, të thellojë raportet miqësore në SHBA-në, ka vendosur të merret me krejt diçka tjetër.
Partia në pushtet – që dështoi në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës – po tenton të rishkruajë historinë. Po tenton të tregojë se kur është çliruar Kosova dhe e kanë harruar qershorin e vitit 1999.
Në vend se të përmendin 1999-ën, Vetëvendosje njëherë e prezantoi 14 shkurtin si datë të çlirimit. Ndërsa, tash prapë – partia humbëse e zgjedhjeve lokale – po tenton ta prezantojë fitoren në 4 komuna si çlirim i ri për këto komuna”, ka shkruar ajo në reagim.

Sipas saj, koha është të punoni e t’i përmbushni premtimet që i keni dhënë në të gjitha fushat.

“Kuptojeni se Kosova është çliruar më 1999. Kthjelluni e punoni diçka. Nuk jeni në pushtet për t’u ankuar e bërë analiza e të vajtoni për dështimin në zgjedhjet lokale”, theksohet në reagimin e saj.

Ish-ministrja, Hykmete Bajrami i ka jep një goditje të fortë Vetëvendosjes, duke e konsideruar se ata pasi i humbën zgjedhjet tash po duan ta rishkruajnë historinë.

“Një parti politike, Lëvizja Vetëvendosje, humbësja më e madhe e zgjedhjeve lokale, në vend se të punojë diçka për arsim, të zhvillojë ekonominë, të zhvillojë shëndetësinë, të thellojë raportet miqësore në SHBA-në, ka vendosur të merret me krejt diçka tjetër.
Partia në pushtet – që dështoi në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës – po tenton të rishkruajë historinë. Po tenton të tregojë se kur është çliruar Kosova dhe e kanë harruar qershorin e vitit 1999.
Në vend se të përmendin 1999-ën, Vetëvendosje njëherë e prezantoi 14 shkurtin si datë të çlirimit. Ndërsa, tash prapë – partia humbëse e zgjedhjeve lokale – po tenton ta prezantojë fitoren në 4 komuna si çlirim i ri për këto komuna”, ka shkruar ajo në reagim.

Sipas saj, koha është të punoni e t’i përmbushni premtimet që i keni dhënë në të gjitha fushat.

“Kuptojeni se Kosova është çliruar më 1999. Kthjelluni e punoni diçka. Nuk jeni në pushtet për t’u ankuar e bërë analiza e të vajtoni për dështimin në zgjedhjet lokale”, theksohet në reagimin e saj.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483