Kosova

Ish Ministri i Arsimit: Të sakrifikojmë një autostradë për arsimin

Duke folur për rezultatin e ulët që Kosova ka marrë këtë herë në testin PISA, ish ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami ka thënë se ka pritur një gjendje të tillë.

Ai i ftuar në Frontal në T7 ka thënë se pas dështimit më 2015, nuk është marrë askush seriozisht me këtë çështje.

‘’Me një vendim mund të anuloja pjesëmarrjen, por doja të shihja pasqyrën ku gjendej sistemi i arsimit. E dija që rezultati nuk do të dilte mirë, sepse PISA pasqyronte rezultatin për 3 dekada. PISA është një problem shoqëror, shtetëror, familjar. Pas testimit nuk ka pasur vetëdijësim kombëtar, qeveritë e kanë vendosur pas 10 top prioriteteve’’, ka thënë Bajrami në T7, transmeton Kosova.info.

Tutje ai ka thënë se është e domosdoshme që të krijohet një fond për arsimin.

‘’Problemet që ka pasur minsitri aktual me reforma administrative, goditje në arsimin e lartë, e kemi një rezultat. Nuk mund asnjë ministër i vetëm që të përmirësojë situatë, duhet të ketë përkrahje nga kryeministri. Duhet të krijojmë fond për arsimin, ta sakrifikojmë një autostradë’’, ka deklaruar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.