Ish-ministra e analistë: Kosova është shumë afër anëtarësimit në KiE

Është krijuar një atmosferë e mirë nga shtetet perëndimore, veçanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova është një hap para pas raportit të Dora Bokojanisit, e cila me rekomandimin e saj i ka hapur dyert Kosovës për t`u bërë pjesë e këtij institucioni. Ish-ministrat e Jashtëm dhe analistët kosovarë vlerësojnë se ky proces është drejt përfundimit dhe presin që Kosova të jetë pjesë e këtij institucioni.

Kosova është një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. E krejt kjo u bë pas raportimit të Dora Bakoyannis, e që dha rekomandim se shteti i Kosovës ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, vlerëson se është çështje e kryer anëtarësimi i Kosovës në Ke, ndërsa në leximin e tekstit në tërësi thotë se ka disa elemente të cilat janë të karakterit të kurtheve të vogla.

“Vota në nivel të deputetëve në nivel të deputetëve nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës duket që është gjë e kryer, më problematik do të jetë qëndrimi i qeverive,  meqë qeveritë duan t’a kushtëzojnë këtë anëtarësim me dërgimin e draftit të asociacionit në Gjykatë Kushtetuese dhe më një miratim të mundshëm në qeveri. Por kjo u takon kolegëve në qeveri ta bëjnë publik, se a po ndodhë një diçka e tillë apo jo”, ka thënë ish-ministri Enver Hoxhaj, tash deputet.

Edhe Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se nuk beson se do të ketë mungesë votash madje edhe në rastet më ekstreme nga ndonjë vend që nuk pritet të votoj kundër

“Anëtarësimi në Këshill të Evropës është shumë i rëndësishëm sepse hapë shumë shtigje në kultivimin dhe ruajtjen e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat kolektive. Prandaj anëtarësimi në këtë këshill është tepër i rëndësishëm. Mosrespektimi i zotimeve nga Serbia nuk më befason, për fat të keq nuk është vetëm Serbia që nuk po i respekton zotimet, ka edhe shtete të tjera. Si duket është bërë modë tash, por me rëndësi është që Kosova të anëtarësohet dhe të përfitoj nga ky anëtarësim”, tha Hyseni.

Edhe ata që nuk ishin udhëheqës të diplomacisë, analistët, thonë se ka disponim të mirë që Kosova të anëtarësohet në këtë institucion të rëndësishëm.

“Është shumë me rëndësi edhe letra e garancive të jashtëzakonshme të tre liderëve të Kosovës që do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat, sepse me këto garanci bëhet një hap shumë  i rëndësishëm përpara dhe në një aspekt fashitën të gjitha ato dilema që janë në raport me realizim nga ana e Kosovës por  është me rëndësi që edhe këto veprime që janë garantuar do të monitorohen dhe Kosova  në asnjë mënyrë nuk guxon që të bëjë lojëra politike dhe të lëviz nga premtimet që janë dhënë në atë letër të tre liderëve tanë”, tha ai.

Për analistin Gazmir Raci, anëtarësimi i Kosovës në KiE është i një rëndësie të veçantë.

“Bëhemi anëtari më i ri pas largimit të Federatës Ruse, pas invazionit të paprovokuar në Ukrainë. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po e dëshmon që është aleate strategjike  gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së”, theksoi ai.

Debati për këtë çështje do të mbahet më 18 prill, ku do të prezantohet raporti nga raportuesja për Kosovën Dora Baokyannis.

Pas debatit, pritet të ketë votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, ndërkaq në muajin maj të këtij viti, pritet votimi përfundimtar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, dhe nëse këtu Kosova merr votat e nevojshme, atëherë bëhet pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm të Evropës. Dilema e votës kundër nga Mali i Zi është hequr.

Go to TOP