SPORT

Ish-mesfushori i Unitedit del pozitiv me koronavirus

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, është diagnostikuar me koronavirus pas rikthimit të tij në Kinë.

Lajmin ka bërë të ditur klubi i Fellainit, Shandong Luneng në faqen zyrtare të dielën.

Fellaini, iu bashkua Shandongut në janar të vitit të kaluar nga Manchester Unitedi. Ai u rikthye në Kinë të premten me klubin e tij dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mesfushori belg ishte pa simptome dhe tash është vendosur në izolim.

Lajmin për testimin pozitiv e ka konfirmuar edhe vet Fellaini.

“Të dashur miq, unë jam testuar për koronavirus dhe rezultati i testit tim ishte pozitiv. Falënderoi tifozët, stafin mjekësor dhe klubin për kujdesin dhe vëmendjen. Unë do të ndjek tretmanin dhe shpresoj të kthehem së shpejti në fushë”, ka shkruar Fellaini në “Twitter”.