SPORT

Ish-lojtari i Premierligës emërohet trajner i Flamurtarit

Sezonin e ardhshëm të Ipko Superligës së Kosovës, Flamurtari do të drejtohet nga trajneri Artim Shaqiri, i cili ka përvojë edhe në njërën ndër ligave më të famshme të futbollit në botë, Premierligë.

Artim Shaqiri, i lindur në Strugë, i ndërroi plot 14 klube gjatë karrierës së tij si futbollist, mirëpo kulmin e arriti në vitet 2003-2005, kur luajti në Premierligë me West Bromwich Albion, për të cilët i zhvilloi 18 ndeshje dhe e shënoi një gol.

Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2012, kur e mori drejtimin e Shkëndijës, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015, ishte trajner i Kukësit. Tani, kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi, e ka konfirmuar për Gazetën Olle se Shaqiri do ta marrë drejtimin e klubit.

Flamurtari e mposhti sezonin 2018/19 të Ipko Superligës së Kosovës në pozitën e gjashtë në tabelë, ku nga 33 ndeshjet e zhvilluara, i fitoi 12, i barazoi nëntë dhe i humbi 13 të tjera.

Pasi që i shpëtuan barazhit vetëm për tri pikë, Flamurtari dëshiron të sigurohet që sezonin tjetër të ketë skuadër më të përgatitur për Superligë dhe Kupë të Kosovës.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.