Kosova

Ish-koloneli Syla: UÇK nuk ka pasur kohë për arkiva

Me krenari e nostalgji e veshi përsëri uniformën që mbante në Trupat Mbrojtëse të Kosovës gjatë kohës që shërbeu si kolonel. Safet Syla po e feston përvjetorin e 22-të themelimit të TMK-së në këtë mënyrë.

Syla, gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte komandant i Batalionit 50 të Shtabit të Përgjithshëm, e me gjërat e mbijetuara nga lufta ai ka ndërtuar një muze të vogël.

Flamuri i TMK-së zë vendin kryesor të kësaj ode.

Armët e veglat me të cilat kanë kryer shërbime në kohë lufte i ruan me kujdes të madh.

Madje Syla nga periudha e shpërbërjes së TMK-së gëzon dy medalje nga koha e UÇK-së.

Ky i fundit datën e 19 shtatorit e konsideron si historike.

Por pavarësisht që këto gjëra kanë mbijetuar, Safet Syla ka treguar se pse UÇK-ja nuk ka arkiv.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483