Kosova

Ish-këshilltari i Thaçit me gjuhë të papranueshme ndaj presidentes Osmani

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim të publikuar sot në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas Behramajt, presidenca po mundohet t’i fshehë pushimet e Osmanit në Turqi duke dekretuar ligje të mëhershme.

Ai ka zgjedhur që të përshkruaj çka, sipas tij, bën presidentja në det – nëse ka shkuar atje.

“E turbullon pak detin dhe e ngre ujin përpjetë”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij në Facebook:

Gjuhë të papranueshme ndaj presidentes kishte përdorur edhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, por pas reagimeve që mori, i njëjti kishte fshirë postimin. Ndërsa, Univeristeti i Prishtinës ishte distancuar nga gjuha e profesor Kastratit dhe këtë çështje e kishte dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.