Show Biz

Ish i dashuri i Demi Lovats: ”Jam i tronditur nuk e prisja lajmin për mbidozën e Demit”

Ish i dashuri i Demi Lovatos, Wilmer Valderrama, u trondit nga lajmi se këngëtarja kishte rënë në spital si pasojë e një mbidoze kokaine mëngjesin e të martës.

Këngëtarja 25 vjeçarja e hitit “Sober” u gjet e pavetëdijshme në shtëpinë e saj në Hollywood në Kaliforni, dhe ajo u dërgua më urgjencë në spital të Los Angeles. Ajo aktualisht ka një gjendje të mirë ka bëtë të ditur një burim pranë këngëtares për “People”, transmeton Kosova.info.

Nga ana tjetër, aktori Valderrama mbetet i tronditur me këtë lajm bën të ditur një burim i afërt i çiftit.

“ Ai e dinte se Demi po kalonte një kohë të vështirë, por nuk ishte i përgatitur për këtë”, thotë burimi. “Ai e patë atë gjatë shumë uljeve dhe ngritjeve dhe ishte mbështetja e saj në disa momente shumë të errëta të saj. Për ta parë atë në këtë gjendje në një vend kaq të trishtuar dhe të pambrojtur është tepër trishtuese për të, ai e ka zëmrën e thyer për momentin”.

Burimi shton se Valderrama gjithmonë kujdesej shumë për të dhe se ata qëndruan më të vërtetë miq pasi që u ndanë.

“Demi gjithmonë shpresonte se ata do të përfundonin bashkë në të ardhmen”, vazhdon burimi, transmeton Kosova.info. “Ai është dashuria e jetës së saj dhe anasjelltas”.

“Ata janë shumë miq të ngushtë, por gjithmonë ka potencial që me përpjekje ata mund të kenë një marrëdhënie përsëri romantike”, tha burimi.

Demi Lovato për momentin është zgjuar dhe gjendet me familjen e saj të cilën shprehin falënderime për të gjithë dashurinë lutjen dhe mbështetjen e dhënë. Disa nga informacionet që raportohen janë të pasakta dhe kërkojnë me respekt për privatësi dhe jo spekulime sepse shëndeti i saj dhe shërimi janë gjëja më e rëndësishme tani për tani, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.