Kombëtare

Ish deputeti Labinot Tahiri i dhuron 5000 maska falas për qytetarët

Ish deputeti Labinot Tahiri, nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ka treguar se këto maska do t’u dhurohen falas qytetarëve, në mënyrë që ata të jenë më të mbrojtur kundër koronavirusit.

Ja postimi i plotë:

I kam siguruar 5000 cop maska pêr ju të dashur qytetarë!

Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE!

Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot!

Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…!

Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpêr shkolla përmes institucioneve.

Gjithmonë i përgjegjshëm ndaj vendit dhe qytetarëve( shërbëtorë).

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.