Kosova

Ish deputeti heq dorë nga paga dhe privilegjet

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar Hoti, ka hequr dorë nga paga që i takon sipas ligjit.

Për këtë ai zhvilloi një takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi të cilin e njoftoi që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojnë sipas ligjit. Me këtë rast, shfrytëzoi rastin që përmes sekretarit të falënderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.

“Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia. Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri”, ka shkruar ai në profilin e tij në fcebook. /Kosova.info/

Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga…

Posted by Visar N. Hoti on E premte, 7 Maj 2021