ROZË

Ish-boksieri therr me thikë të dashurën estetiste, pas debatit për jetën seksuale

Një ish-luftëtar i duelve në kafaz, u shpall sot fajtor për vrasjen me thikë të së dashurës, para vajzës së saj adoleshente, në një sulm të tmerrshëm të nxitur nga kokaina dhe alkooli.

37 vjecari Andrew Wadsworth, vrau Melissa Belshaw, 32 vjeçe, në shtëpinë e saj në Wigan, në veri të Britanisë, pas një natë të ngarkuar me drogë e alkool.

Ish-profesionisti i arteve marciale ishte tërbuar kur kishte mësuar ato që quante zbulime “shokuese” për jetën e saj seksuale.

Wadsworth u shpall sot fajtor për vrasjen e Melissa në gjykatën e Manchester.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një fqinji heroik që u përpoq të ndërhynte, ndërsa shpëtoi nga akuza e tentativës së vrasjes së vajzës 13 vjeçare të së ndjerës.

Në gjykatë u tha se Wadsworth nisi të shoqërohej me punonjësen e sallonit të bukurisë Melissa, në mars 2018.

Ai sapo ishte liruar me kusht nga burgu për një grabitje të vitit 2011, zotërim arme zjarri, dhe lëndime të rënda trupore.

I akuzuari ishte thirrur përsëri në burgosje në janar 2019 pas një testi pozitiv për droga, por u lirua në mars.

Dy muaj më vonë ai kreu sulmin vrasës ndaj Melissa.

Në gjykatë u tha se vrasësi ishte shumë i tërhequr nga Melissa por marrëdhënia e tyre ishte e paqëndrueshme dhe “e varur nga nevojat e tyre reciproke për alkool, droga dhe seks”.

Wadsworth tha se ishte ndjerë “i turpëruar dhe tradhëtuar” kur e dashura e tij pranoi se në një periudhë, kishte punuar si prostitutë”.

Por prokurorët i përshkruanin pretendimet e tij si “asgjë më shumë se akuza të ricikluara për t’i shpëtuar fajit”.

Melissa kishte vdekur nga “një seri goditjesh të qëllimshme me thikë” të kryera me “forcë të rëndë”.

Në gjykatë u tha se ajo kishte bërë përpjekje të kota për të mbrojtur veten, gjatë natës së tmerrshme të 20 majit të këtij viti.

Një kalimtar kishte thyer derën kryesore pasi kishte dëgjuar ulërimat e vajzës së Melissa.

Trupi i viktimës u gjet në dhomën e gjumit, kurse vajza adoleshente u gjet “e bllokuar në shtëpi me njeriun që sapo i kishte vrarë nënën”.

Prokurori Tim Storrie tha: “Pas vrasjes, WadsWorth doli në rrugë. Ai ishte ende i armatosur, ishte i rrezikshëm dhe kishte qëllime vrasëse”.

Wadsworth pranon vrasjen e Melissa por thotë se nuk ishte e qëllimshme pasi veproi “instinktivisht” prej “humbjes së kontrollit”.

Storrie tha më tej: “Melissa Belshaw u vra gjatë një sulmi të zgjatur, të pamëshirshëm dhe të qëllimshëm”.

Dënimi për Wadsworth do të jepet nesër.