Kosova

Ish bashkëpunëtorja e Ivanoviqit nga spitali: Jam e ekspozuar ndaj një presioni të paparë

Silvana Arsoviq,  ish bashkëpunëtore e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq dhe një nga gjashtë serbët e akuzuar nga prokuroria speciale e Prishtinës për përfshirje në vrasje, thotë se gjithçka që ajo kalon ndikon në shëndetin e saj dhe është e ekspozuar ndaj ” presionit të paparë nga mediat dhe çdo presioni tjetër “.

“Unë nuk e dua vëmendjen e mediave. Unë nuk dua fotografime për median dhe gjithçka që kaloj ndikon në shëndetin tim. Jo sepse ndihem përgjegjës për çkado, por sepse jam e ekspozuar ndaj mediave të pashembullta dhe çdo presioni tjetër dhe kam vuajtur sa duhet”,  tha Arsoviq.

Fjalët e saj i ka përcjell për “Veçernje Novosti”, Nebojshsa Srbljak nga Njësia Koronare e Kujdesit Intensiv në veri të Mitrovicës që po e trajton atë , në të cilën Arsoviq ndodhet nga e marta.

Arsoviq u pranua në spital për shkak të presionit të lartë, dhimbjes së gjoksit dhe marramendjes, e cila, sipas doktor Srbljak, ishte ndoshta për shkak të presioneve prej muajsh ndaj saj.

Prokuroria Speciale e Kosovës këtë javë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483