Ish-asamblisti i LVV’së, Besnik Mujeci po mbahet ende në paraburgim

Nga ulëset e kuvendit komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci përfundoi në shtretërit e burgjeve të Shqipërisë.

Ish-asamblisti dhe ish-këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë verës së vitit 2023, u arrestua në Tiranë si i dyshuar për shitje të narkotikëve të llojit ekstazi e që nga ajo kohë, aktakuza ndaj tij dhe grupit nuk është ngritur.

“Nga 17 gushti besnik mujeci ndodhet në masën e arrestit me burg. Kjo masë ishte konfirmuar edhe nga Apeli”, tha Sokol Dema, gazetar në Shqipëri.

Megjithatë, aktakuza ndaj tij dhe grupit ende nuk është ngritur nga prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria e Tiranës nuk i ka mbyllur akoma hetimet. Burimet bëjnë me dije se dosja akoma nuk ka mbërritur në gjykatë, për të nisur gjykimi në këtë rast për shkak të një numri të konsiderueshëm të dozave ekstazi të cilat janë kapur tek Mujeci dhe anëtarët tjerë të grupit”, deklaroi tutje Dema.

Besnik Mujeci dhe 4 persona të tjerë u arrestuan në kryeqytetin e Shqipërisë në gusht të vitit 2023. Grupit iu gjetën 11 mijë e 300 tableta të llojit ekstazi me peshë 5 kilogramë, vlera e të cilave në treg është 300 mijë euro.

Ish-asamblistin e Vetëvendosjes, Komisioni Qendror Zgjedhor tek në janar të 2024 e zëvendësoi me Arbër Limanin.

Go to TOP