SPORT

Isco i pakënaqur me minutazhën këtë edicion te Reali

Mesfushori i Spanjës, Isco, ka kërkuar largimin nga Real Madridi gjatë janarit, kanë njoftuar mediumet spanjolle të martën. Bëhet e ditur se Isco është i pakënaqur me situatën e tij aktuale në klub dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit e Realit për vendimin e tij.

Isco këtë edicion ka vetëm nëntë paraqitje dhe te Reali janë të gatshëm ta lirojnë muajin e ardhshëm nëse marrin një ofertë deri në 30 milionë euro.

Mesfushori 28-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe po kërkon një klub të ri ku mund të ketë minutazhë më të madhe, në mënyrë që vitin tjetër të jetë pjesë e Spanjës për Kampionatin Evropian. Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2013, kur iu bashkua nga Malaga.