ROZË

Isaac Carew po e përjeton rëndë ndarjen nga Dua Lipa, përfundon në spital

Dua Lipa është duke punuar në projektet të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë në karrierë.

Por, këngëtarja pos risive që do të sjell në krijimtaritë artistike, ajo ka bërë edhe një ndryshim në jetën private.

Zeshkania jonë i ka dhënë fund lidhjes me kuzhinierin, Isaac Carew, të cilët ishin ndarë edhe më parë në të kaluarën.

Shefi i njohur i kuzhinës duket se po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë përmes çdo imazhi të sjell në rrjetet sociale.

Së fundi, ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krevat të një spitali.

Në fotot tjera, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu!

Ndryshe, Lipa do të vjen në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, por kësaj radhe nuk do ta shohim në skenë pasi që ka zgjedhur të jetë shikuese.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483