Kosova

Isa Mustafa përkujton 22 vjetorin e vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes

Përmes një komunikate për media nga Zyra për informim të Lidhjës Demokratike Kosovare kanë bërë të ditur se Kryetari Isa Mustafa ka përkujtuar Kolonelin Ahmet Krasniqi në 22 vjetorin e vrasjës së tij – shkruan Kosova.info

“Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit.  

Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.   

Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi. 

Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore.  

Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. 

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare.  

Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit. 

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit!” – përfundoj Mustafa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.