Kosova

Isa Mustafa: Grushtet në LDK janë të papranueshme – kushdo që vepron kështu le të tërhiqet

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti e veçmas për rastin i cili ndodhi në veri të Mitrovicës ku edhe pati rrahje mes disa zyrtarëve të kësaj partie, raporton Gazeta Blic.

Sipas LDK-së rastet e tilla janë të papranueshme dhe jashtë kulturës dhe sjelljes së LDK-së.

LDK thotë se tentimet që dikush të vjen në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë në Degën e LDK-së në Mitrovicë, janë të papranueshme dhe jashtë kulturës dhe sjelljes së LDK-së.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme nën kryesimin e kryetarit Isa Mustafa, diskutoi për procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK. Kryesia vlerësoi se procesi ka avancuar dhe se është përfunduar në një pjesë të konsiderueshme të degëve, në një atmosferë të garës dhe të konkurrencës së brendshme. Zgjedhjet po përcillen me një interesim të shtuar për anëtarësime dhe prurjeve të reja nëpër degë”, thuhet në këtë komunikatë.

“Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për forcimin dhe rigjenerimin e LDK-së si parti shtetformuese dhe tepër e rëndësishme për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Në këtë prizëm, LDK sheh edhe interesimin e medieve dhe të publikut për zgjedhjet në LDK”

LDK shton se “kryesia rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm për një proces demokratik dhe të paimponuar nga asnjë palë dhe nga asnjë individ. Gara në LDK zhvillohet si sfidë dhe konfirmim i individëve para anëtarësisë. Tentimet që dikush të vjen në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë në Degën e LDK-së në Mitrovicë, janë të papranueshme dhe jashtë kulturës dhe sjelljes së LDK-së. Prandaj, ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat, duhet të tërhiqen dhe mos ta dëmtojnë procesin, sepse si të tillë do të jenë të papranueshëm, u tha në takimin e sotëm të Kryesisë”, përfundon komunikata. /Kosova.info/

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.