Show Biz

Irina Shayk ka folur për ndarjen nga Bradley Cooper

Pavarësisht faktit se lidhja e tyre romantike nuk funksionoi, Irina Shayk ende ndihet me fat për raportin e saj me aktorin, Bradley Cooper.

Në një intervistë për revistën “Vogue” të Britanisë së Madhe, modelja 34-vjeçare, e cila u nda nga aktori 45-vjeçar Cooper, në qershor të 2009-s pas katër vjetësh lidhje, i bëri disa komente të rralla rreth raportit të tyre.

“Mendoj se kam qenë me fat që e kam përjetuar lidhjen që e kishim së bashku. Por jeta pa Bradleyn është diçka e re për mua. Mendoj se në të gjitha lidhjet e mira romantike, ti e sjell më të mirë dhe më të keqën tënde. Thjeshtë, kjo është në natyrën e çdo njeriu. Dy njerëz të mirë, nuk do të thotë se duhet të jenë patjetër një çift i mirë,” ka deklaruar Shayk.

Dyshja, që dikur ishte ndër çiftet më të përfolura të showbizit, e kanë një vajzë së bashku, 2 vjeçen Lea De Seine Shayk Cooper. Duke folur për angazhimet e saj si nënë, modelja e njohur Ruse tha: “Është vështirë të gjesh balans ndërmjet të qenit nënë beqare dhe grua e cila punon dhe e siguron jetesën për vete dhe fëmijën. Më besoni, ka ditë kur zgjohem e lodhur dhe them me vete ‘Zot i madh, nuk di çfarë të bëjë, dhe jam duke u copëtuar’. Por pastaj e marrë veten dhe e jap maksimumin tim çdo ditë”.

Në qershor të vitit 2019, Shayk për revistën “Harper’s Bazaar” kishte deklaruar se ende beson në martesë, pavarësisht ndarjes nga aktori i njohur amerikan. Çifti e kishte filluar lidhjen romantike në vitin 2015, ndërsa dy vjet më vonë e ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Edhe pse kanë qenë shumë të komentuar në media dhe një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit, Sahyk dhe Cooper, gjithnjë e ka luajtur privatësinë e tyre duke qëndruar larg syrit të publikut.